• |
ide | kryesore

Analiza në Huffington Post/ Clinton, “e majta” që sillet si “e djathtë” humbet

Arkiva, Planet
1200x-1.jpg


Nga Nicola Fratoianni*

Parashikimet më të këqija u bënë realitet. Fitorja Donald Trump nuk është më një kambanë alarmi, por fundi. Është prezantimi asaj që prej kohësh kemi pasur frikë. Së pari, kemi një “të djathtë” që ka ndërruar lëkurën e saj. Pasi shenjtëroi dhe imponoi globalizimin dhe shpjegoi se dogma e neoliberalizmit do të përmirësonte botën, sot e ri-zbulojmë proteksioniste (por pa braktisur dogmën e tregtisë së lirë dhe privatizimet). Dhe në këtë rrugë u kryqëzua me ksenofobisë, racizmin dhe disa anë të fashizmit.

Dhe e dyta, e gjithë kjo ndodh sepse ka përballë një të ashtuquajtur “të majtë” që për më shumë se 20 vjet nuk ka mësuar mësimin dhe që megjithëse e shqetësuar në disa pjesë, rri në vendin e “establishmentit” financiar duke propozuar si ilaç për katastrofën sociale nga neoliberalizmi, të njëjtin virus që e ka shkaktuar sëmundjen: privatizimet e egra, dhuratat për biznesin e madh, “Jobs Act” dhe reformat që reduktojnë demokracinë.

Pa e vënë në siklet Papa Franceskun dhe paralajmërimin e tij të fundit për “falimentimin e njerëzimit” do të mjaftonte të lexoje një prej mendimtarëve të fundit të shquar amerikanë, Tony Judt, i cili pak para vdekjes së tij, disa vite më parë, e kishte shpjeguar se si politika e frikës shkatërron vetë shoqërinë ku jetojmë, dhe se si ky ishte efekti i parë dhe më i rëndësishëm i recetave ekonomike të propaganduara nga Shtetet e Bashkuara deri në Europë në 30 vitet e fundit.

Le të rendisim problemet: varfëria, pabarazia në rritje, papunësia, pasiguria, mungesa e të drejtave (duke përfshirë të drejtën për arsimim, pa marrë parasysh pasurinë e familjes ku ke lindur). Nëse përgjigjet për çështjet e mëdha sociale, në terren janë duke u përdorur miliarda euro për të shpëtuar bankat, ose privatizimin e mallrave të zakonshme (uji i pari) apo dhe dhuratave të bizneseve me “Jobs Act” si në Itali duket shumë e qartë që ka fituar frika dhe e drejta për të interpretuar çështjet e mëdha.

Hillary Clinton ishte kandidati i gabuar kryesisht për këto arsye. Sepse nëse e ashtuquajtura “e majtë” lëviz në kontekstin e përputhshmërisë humb dhe madje humb keq. Nëse e ashtuquajtura “e majtë” shqetësohet për bankat, establishmentin, ekonominë financiare, prodhon lëvizjen e refuzimit dhe shkon në humbje.

Nëse e ashtuquajtura “e majtë” i vë vetes etiketën e përgjegjësisë (e cila është gjithmonë përgjegjësi që funksionon për të fortët) braktis rrënjët e saj dhe historinë e saj rezultatet janë në sy të të gjithëve. E ashtuquajtura “e majtë” thotë se "nuk ka alternativë" përballë liberalizmit, dhe pastaj dorëzohet përballë “Donald Trump”-ëve të ndyshëm.

Kjo është baza e kësaj analize që në vitin 2001 vuri njerëzit në rrugët e Genoa kundër idesë së globalizimit që në fakt ishte një ri-organizim financiar i kapitalizmit dhe që shumë (madje edhe te e ashtuquajtura “e majtë”) në ato vite rrinin e vështronin. Dhe në bazë të kësaj analize që nga viti 1999 lëvizjet janë në betejë kundër Evropës së financave dhe teknokratëve. Dhe në bazë të kësaj analize në vitin 2014 kam bërë një betejë së bashku me shumë të tjerë në Kongresin e SEL për të mbështetur Alexis Tsipras në zgjedhjet evropiane. Kjo duhet të prodhojë një shkundje, një thyerje. Zgjohuni para se të jetë shumë vonë.

Tashmë nga 5 dhjetori duhet mbyllur përfundimisht sezoni i së “majtës” që imiton liberalët e djathtë. Sepse pas Donald Trump, në horizont po afrohet Marine Le Pen dhe unë mendoj se koha ka skaduar.

*deputet i së majtës italiane, botuar në Huffington Post, përktheu lapsi.al/