• |
ide | kryesore

Le Monde rendit arsyet pse fitoi Trump

Arkiva, Planet
monde.jpg



Ndryshe nga Clinton ai pati intuitën diabolike për të dalluar pabarazinë e madhe sociale dhe zemërimin me elitat

Gazeta franceze e referencës, Le Monde, i ka kushtuar editorialin e saj fitores surprizë të Donald Trump, kundër parashikimit që kishin bërë kompanitë e sondazheve dhe mediat amerikane. Lapsi.al e la lexuar editorialin e titulluar « fitorja e zemerimit » ,ku  gazeta e kësaj pasditeje e shikon  atë që ndodhi në SHBA në kuadrin e një kritike të globalizmit, i cili po e zhyt botën në pabarazi gjithnjë e më të madhe. Eshtë kjo pabarazi në shpërndarjen e pasurisë që ka shpërfaqur konfiktet racore dhe sociale.

Sipas drejtorit të gazetës Le monde,  Jerome Fenoglio, që e ka shkruar këtë editorial, Donald Trump pati inteligjencën politike diallëzore, ndryshe nga Clinton, për të mishëruar njeriun e ri që nuk i përket një klase të diskredituar drejtuese që përfaqëson rënimin e Amerikës : humbjen në Irak dhe krizën financiare të vitit 2008.

« Përpos Trumpit dhe rivalit fatkeq të Clintonit,  brenda partisë Demokrate, Berni Sanders, askush nuk u bë zëdhënësi i të margjinalizuarve nga globalizmi » shkruan Le Monde (perktheu Lapsi.al). Askush nuk u dënua për dëmet që erdhën nga Ëall Street. Askush nuk u preokupua për zhvillimet ekonomike që vinin në vështirësi shtresën e mesme.

Sipas editorialit të Le Monde këtë e bëri vetëm Trump duke shtruar problemet e duhura megjithëse duke ofruar zgjidhjet e gabuara. « Ai zgjodhi tre armiq. Emigrantët, tregtinë e lirë dhe elitën vendase » shkruan gazeta (perkthimi Lapsi.al).

Jerome Fenoglio i cili e krahason këtë 8 nëtor me datat madhore të historisë moderne, si rënia e murit të Berlinit apo si sulmi mbi kullat binjake, e konsideron fitoren e Trump si një përmbysje të madhe për demokracitë perendimore. Ai arrin në komkluzionin se gjithcka që deri pak kohë më parë dukej e ireale apo e parealizueshme tani është e mundur. Dhe nga kjo mundësi nuk përjashtohet as marrja e pushtetit nga partitë ekstremiste në vendet perendimore. (pergatiti Lapsi.al)