• |
ide | kryesore

Njihuni me Trump-ët! Kush janë anëtarët e familjes më të fuqishme në botë!

Arkiva, Planet
trump_annotated_976_v2.png


Fjalimin e tij të parë si president, Donald Trump e mbajti në një hotel në Nju Jork i shoqëruar nga bashkëshortja, fëmijët dhe anëtarët e tjerë të familjes. Po kush janë anëtarët e familjes Trump?

1)      Baron Trump është fëmija i vetëm nga bashkëshortja aktuale, Melani. Megjithëse ka dalë disa herë në publik gjatë fushatës, 10 vjeçari është mbajtur përgjithësisht larg kamerave. Ai luan golf me të atin dhe flet rrjedhshëm gjuhën sllovene.

 

2)      Melani Trump, ish modele, e lindur në Slloveni, e martuar me Donald Trump në Janar të vitit 2005. Ajo qëndroi përkrah të shoqit edhe pasi doli video-përgjimi, ku Trump fliste për prekjet e grave në vende intime. Në korrik të vitit 2016, ajo kapi titujt kryesorë të mediave me një fjalim në Konventën e Republikanëve, e akuzuar për kopjimin e fjalimit të Mishele Obamës. Në një intervistë për CNN në tetor, ajo u pyet se çfarë do të kishte dashur të ndryshonte tek i shoqi. Përgjigjia ishte: “Postimet në Twitter”.

 

3)      Xhared Kushner është bashkëshorti i Ivankës, vajzës më të madhe të Donaldit. Kushner është i biri i një biznesmeni të pronave të patundshme në Nju Jork, që prej 10 vitesh pronar i të përjavshmes Observer. Kushner është hebre dhe u bë pjesë e luftës politike duke provokuar vetë familjen e tij, në një rast kur doli në mbrojtje të Donald Trump. Kjo ndodhi pasi Donald Trump përdori Yllin e Davidit në një postim në Twitter për të sulmuar Hillari Klinton. Në një shkrim të gazetës së tij, ai shkroi “Vjehrri im nuk është antisemit”, duke vazhduar “Ndryshimi mes meje dhe gazetarëve apo atyre, që më sugjerojnë në Twitter të mohoj vjehrrin tim është e thjeshtë. Unë e njoh atë, ndërsa ata jo.”

 

4)      Ivanka Trump është ndoshta më e famshmja mes fëmijëve të Donald Trump, vajza e vetme nga martesa me Ivanën, gruan e tij të parë. Një modele në vitet e para të rinisë, tashmë është zëvëndës/presidente e Organizatës Trump dhe po ashtu një “gjyqtare” në shfaqjen e të atit. Ajo u konvertua në Judaizëm pasi u martua me Xhared në vitin 2009. Në një fjalim në Konventën Kombëtare të Republikanëve, ajo doli në mbështetje të të atit për të drejtat e grave duke thënë: “Si nënë e tre fëmijëve, unë e di sa e vështorë është të punosh, ndërsa duhet të kujdesesh edhe për familjen. Dhe unë e di se kam më shumë fat se shumica. Familjet amerikane kërkojnë ndihmë. Politika, që i lejojnë gratë me fëmijë të kenë sukses, nuk duhet të jenë përjashtime, por një rregull."

 

5)      Tifani Trump është vajza e Donaldit nga gruaja e tij e dytë, Marla Mepëlls, një ish aktore dhe një personalitet në televizion. Ajo është një përdoruese e zellshme e Twitter dhe Instagram, aty ku shpalos luksin dhe jetën prej miliardereje. Nuk ra shumë në sy gjatë fushatës, por fitoi lavdërimet e të atit pas fjalimit “fantastik” në konventë, pas të cilit ai e quajti “një inkurajuese të lindur”.

 

6)      Vanesa Trump, u martua me Donald Trump të Riun në nëntor të 2005. Çifti ka pesë fëmijë, përfshirë Kai, 8 vjeç. Vanesa ka qenë një modele që në moshë të re dhe dikur shoqërohej me Leonardo di Caprio. Ajo shërben në komitetin ekzekutiv të fondacionit bamirës të kunatit të saj, Erik. Në shtëpi, mban armë dhe sipas një interviste me SilencerCo, një kompani që prodhon silenciatorë, ajo gjithashtu ka leje të mbajë armë me vete, ndërsa stërvitet rregullisht duke qëlluar.   

 

7)      Kai Trump është më e madhja nga 5 fëmijët e Vanesës dhe Donald të Riut.

 

8)      Donald Trump i Riu është djali më i madh i Donald Trump, nga martesa e tij e parë me Ivanën. Tani zv/president i Organizatës Trump, ai u martua me Vanesën, pasi ia prezantoi i ati në një shfaqje me modele. Shfaqjet e tij në publik kanë qenë kontradiktore. Fotot e tij dhe të vëllait Erikut, pas gjahut janë kritikuar shumë pasi të dy pozonin pranë kafshëve të ngordhura, përfshirë një leopard dhe një krokodil. Donald i Riu pozonte edhe me bishtin e një elefanti.     

 

9)      Erik Trump, fëmija i tretë nga martesa mes Donald dhe Ivanka. Njësoj si fëmijët e tjerë, ai është po ashtu një zv/president në Organizatën Trump. Ai është president në punishtet e verës në Vrxhinia dhe mbikqyr fushat e golfit. Në vitin 2006 krijoi Fondacionin Erik Trump, dhe ka premtuar 28 milion dollarë për të ndihmuar kërkimet shkencore në një spital, ku kurohen fëmijë që luftojnë me sëmundje të rënda. Njësoj si i vëllai, u kritikua për gjahun në Zimbabve në vitin 2010. Mund të ketë shkelur ligjin ditën e zgjedhjeve, kur fotografoi foton dhe e postoi në Tëitter për t’u shprehur se “ishte një nder të votoje për babain tim”.   

 

10)  Lara Junaska, një ish producente në television, e martuar me Erikun në vitin 2014. Dy javë para dasmës, ajo theu kyçet ndërsa kalëronte. Çifti nuk ka fëmijë, por ka një qen. Si mbrojtëse e të drejtave të kafshëve, nuk dihet sa ndikon Lara në dëshirat e të shoqit për gjah. Ajo është gjithashtu e përfshirë në Fondacionin Trump, që njihet si një nga fondacionet më të mëdhenj bamirës në vend. Lara tha për Fox News në 6 nëntor: “Gratë janë të ofenduara se një candidate si Hillari Klinton mendon se mund të na marrë votat, thjesht se jemi me një njëjtën gjini… Eshtë qesharake, është ofenduese!”/ Përkthyer nga Lapsi.al