• |
ide | kryesore

Si gënjeu Rama për deklaratat e Trump mbi Kosovën

I pakategorizuar
1389973489bkryeministria-hapsira-mediatike.png


A është penduar Kryeministri i Shqipërisë për deklaratat që ka bërë për Zotin Trump, sot President i Shteteve të Bashkuara? Kjo është pyetja që iu bë Edi Ramës sot në konferencën për shtyp me ambasasdoren e BE, Romana Vlahutin. Kryeministri jo vetëm nuk është penduar, por gënjeu për arsyen se përse ai kishte shpërthyer në deklarata të forta kundër Trump, duke e quajtur atë të rrezikshëm për SHBA dhe botën.

Kryeministri tha se ai ishte shprehur kundër Trump si kandidat, veç të tjerash, për deklaratat për Kosovën.

Por Donald Trump nuk ka bërë asnjë deklaratë për Kosovën. Për Kosovën, ekipi i tij i fushatës elektorale vetëm ka përgënjeshtruar një lajm të disa mediave serbe, sipas të cilave ai ishte shprehur kundër bombardimit të NATO –s në Serbi. Trump nuk e ka bërë asnjëherë një deklaratë të tillë.

Kryeministri Rama tregoi sot se, ose është i painformuar, ose gënjeu mbi arsyen se përse “e teproi” me deklaratat kundër Trump.

Lapsi.al publikoi edhe një analizë sot mbi motivet që e kanë “shtyrë” Ramën të sulmonte Trump (lexo në rubrikat lajme dhe ide ide të Lapsi.al)

Më poshtë deklarata e plotë e Ramës në konferencën e sotme për shtyp:

Kryeministri Edi Rama: Për sa i përket pyetjes tjetër, më lejoni t’ju them që unë jam shprehur kundër Donald Trump si kandidat, sepse më kanë prekur si shqiptar, si qytetar i këtij vendi dhe si kryeministër, deklaratat për Kosovën, për myslimanët, për emigrantët. E nuk jam i vetmi, përkundrazi, jam një pikë uji në detin e prononcimeve të pafavorshme ndaj tij, gjatë një fushate ku u përfshi e gjithë bota. Sepse Shtetet e Bashkuara janë një pikë referimi për gjithë botën dhe zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara janë zgjedhje që natyrshëm i përfshin të gjithë. Por sot, ai është zgjedhur nga populli sovran për të udhëhequr Shtetet e Bashkuara dhe respekti im si kryeministër i këtij vendi, respekti ynë si qytetarë të këtij vendi, për popullin, qeverinë amerikane, për presidentin si mishërim  i vullnetit të sovranit, ashtu si dhe miqësia dhe aleanca jonë strategjike me Shtetet e Bashkuara as që nuk mund të vihet në diskutim. E vërtetë ndjej keqardhje, le ta themi me fjalën keqardhje, për banalitetin e disa agallarëve dhe qehallarëve të kafes së madhe të politikës sonë, që janë kaq mendje lehtë, sa duket sikur sot, gati sa nuk i ankohen Presidentit të Amerikës për mua. Por nuk funksionon kështu bota, nuk funksionojnë kështu Shtetet e Bashkuara dhe nuk funksionon më kështu as Shqipëria, që unë kam nderin dhe privilegjin e madh të qeverisë.