• |
ide | kryesore

VIDEO/ Totti vë zilen e orës të urojë Del Pieron për ditëlindje në mesnatë

Arkiva, Sport
fvbg.JPG


Kapiteni i Romës Francesco Totti ka postuar një video në Facebook ku ruon Del Pieron për 42 vjetorin e ditëlindjes. Totti kishte vendosur zilen e celularit për t’i zgjuar në orën 12 që të uronte kampionin e Italisë.

“Alessà, vura orën që të zgjohem për ty. U plake dhe ti… ta marrë dreqi! Shpresoj që të jem i pari që të bën urimet. Mirupafshim bukurosh! Tani më duhet të fle! Shihemi së shpejti!” – tha Totti drejtpërdrejti nga krevati në një klip të bërë viral. Pak orë më vonë ka ardhure dhe përgjigjja e Del Pieros.

“Francè, nuk shkova të fle derisa morra urimet e tua.. dhe tani që u zgjova mund të të të them: “Faleminderit!”. /lapsi.al/