• |
ide | kryesore

Dredhia e Izraelit me autobusët bosh nga Rinasi në Tiranë

Arkiva, Sport
195851.jpg


Ka mbërritur në masa të jashtëzakonshme sigurie në Tiranë ekipi i futbollit të Izraelit. Shoqërimi i tyre nga Rinasi në Tiranë u bë nga forcat speciale RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Rruga nga Rinasi në Tiranë u bllokua ndërsa janë kontrolluar me rreptësi të gjitha makinat nga forcat e policisë. Policia ka bërë edhe një manovër gjatë udhëtimit të ekipit nga Rinasi në Tiranë, pasi dy autobusët që do të transportonin futbollistët kanë qenë bosh, teksa ekipi udhëtoi me 4 furgonë policie, dy para dhe dy pas autobusëve duke u kamufluar për arsye sigurie. Mësohet se në gatishmëri përveç forcave shqiptare kanë qenë edhe agjentët e shërbimit sekret të Izraelit, Mossad. Edhe informacioni për orarin e mbërritjes së Izraelit ishte mbajtur “top secret” nga autoritetet shqiptare për shkak të lajmeve për një sulm të mundshëm nga ISIS. Shqipëria do të luajë përballë Izraelit ditën e shtunë në orën 20:45 në stadiumin 'Elbasan Arena'.