• |
ide | kryesore

Ekziston një mundësi që Hillary Clinton të bëhet presidente

I pakategorizuar
clinton_1478769134-79086.jpg



Për shumë amerikanë që nuk duan të përjetojnë një presidencë të udhëhequr nga Donald Trump, ekziston edhe një opsion, sado vështirë i realizueshëm të jetë ai.

Hillary Clinton ka fituar shumicën e votës popullore.

Rezultati final tregon që ajo mori 200,000 vota më shumë se Donald Trump, ndonëse zgjedhja e këtij të fundit u bë për shkak të votave elektorale.

Sipas kushtetutës amerikane, Kolegji Elektoral, është institucioni përfundimtar që do të votojë për Presidentin.

Ata duhet ta bëjnë këtë më 19 dhjetor, në kryeqytetet e shteteve federale.

Asgjë nuk i ndalon anëtarëve të këtij kolegji që të refuzojnë të përkrahin kandidatin që ka fituar në bazë të votave elektorale, transmeton Gazeta Express.

Për këtë gjë ka edhe një emërtim – ata mund të bëhen “zgjedhës i pabesë”.

Sidoqoftë, kjo vështirë është e realizueshme, pasi mbi 99% e anëtarëve të këtij kolegji, përgjatë historisë amerikane, kanë votuar ashtu siç janë zotimet ditën e zgjedhjeve, sipas një analize të gazetës Neë York Times. /Express