• |
ide | kryesore

FOTO/ Si u prit kombëtarja e Izraelit në Shqipëri

Arkiva, Sport
90_1478799425-4192282.jpg


Kombëtarja e Izraelit mbërriti në Shqipëri në kushte shumë të larta sigurie. Kjo dallohej qartësisht që në avion ku me dhjetëra agjentë sigurie kishin qëndruar bashkë me lojtaret. Në tokë i prisnin masa të rrepta, ku binte në sy përveç numrit të lartë të policëve, edhe prania e madhe e qenve anti-eksploziv në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit. Për udhëtimin e skuadrës në një prej hoteleve të Tiranës, policia bllokoi qarkullimin e  automjeteve nga Rinasi e deri në qendër të kryeqytetit. Ndërkaq, lojtarët nuk do të lejohen të dalin nga hoteli i tyre, ku shoqërohen nga forca të shumta sigurie shqiptare dhe izraelite. Për sigurinë e skuadrës së Izraelit është angazhuar RENEA dhe FNSH. Mediat izraelite shkruajnë se edhe 15 agjentë të MOSSAD (shërbimi sekret izraelit) kanë shoqëruar skuadrën. Masat e sigurisë janë në nivelin e ndeshjes me Serbinë. 

Izraeli zbret në Tiranë, e presin me qen anti-eksploziv (Foto)