• |
ide | kryesore

FOTO/ Talenti 60 milionë euro i Schalke, Donis Avdiaj i thotë “PO” Kosovës

Arkiva, Sport
avv_1478803672-2993458.jpg


Talenti 20-vjeçar shqiptar i Schalke 04, Donis Avdijaj, i ka thënë “PO” Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Express ndihmës trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti.

“Donisi iu ka bashku sot Kosovës. Ai ka pranuar të jetë pjesë e jona. Është një lojtar shumë cilësor dhe jemi të lumtur që do ta kemi në mesin tonë”, – ka deklaruar ndihmës-trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti. Ai i është bashkuar ekipit në Turqi, por nuk do të luajë të shtunën për shkak të dokumentacionit. Avdijaj është pjesë e Schalke që nga viti 2014 dhe ka një klauzolë prej 60 milionë eurosh. Sulmuesi i ri i Kosovës aktualisht është i huazuar te Sturm Graz.