• |
ide | kryesore

Kokëdhima kundër Soros: I rrezikshëm ndikimi i tij në politikën shqiptare

I pakategorizuar
koqo.JPG



Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima rrëfeu në një intervistë për “Ora News” se pse mbështeti Donald Trump për zgjedhjen e tij si president, ndërkohë që vetë është i majtë.

“Në qoftë se vota për Trump ishte një votë refuzimi i establishmentit aktual kjo është e lidhur me shumë zhgënjime”.

Kokëdhima tha se i shikon si të rrezikshme implikimet e fondacionit të Soros në zhvillimet politike në Shqipëri, duke nënvizuar se shpresonte që presidenti i ri amerikan “do ta çlirojë diplomacinë ndërkombëtare nga ky ndikim në Shqipëri”.

“Për sa i përket aktivitetit të Fondacionit Soros këto vitet e fundit që ka lidhje kryesisht me interesin e këtij fondacioni për të ndikuar në zhvillimet politike në Shqipëri, unë personalisht e çmoj si të padobishme për vendin tonë këtë gjë”.

E kam shprehur pikëpamjen time dhe i qëndroj asaj pikëpamje. Shpresoj që Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do ta çlirojë diplomacinë ndërkombëtare nga ky ndikim në Shqipëri.

Nuk dëshiroj fare që ky artikulim të shërbejë për të zvogëluar kontributet e këtij fondacioni për shoqëritë civile dhe për shumë projekte të dobishme në Shqipëri, por kjo nuk e ndryshon pikëpamjet rreth implikimit të projekteve të Fondacionit në zhvillimet politike të Shqipërisë, i konsideroj ato të dëmshme dhe të rrezikshme për vendin tonë” – tha Kokëdhima./lapsi.al/