• |
ide | kryesore

Marrëdhëniet SHBA- Shqipëri, në duart e Taulant Ballës

I pakategorizuar
taulanti lu.jpg



Bindja se politika e jashtme e SHBA nuk ndryshon me ndërrimin e presidentëve, tashmë ka edhe një garanci më shumë. Taulant Ballën. Ky vigan liberator nuk ka lënë askënd sot në Kuvend pa iu përgjigjur sa herë është përmendur historia pak e dhi*me e Edi Ramës me Donald Trump.
 
Balla ka "demaskuar" si opozitën ashtu edhe themeluesin e partisë Libra, Ben Blushi, kur ata kanë kërkuar në mënyra të ndryshme marrjen e përgjigjësise nga kryeministri për deklaratat e egra kundër Trump si dhe një distancim të Kuvendit të Shqipërisë nga këto deklarata.
 
Taulanti ka qetësuar dhe ka garantuar njëkohësisht popullin shqiptar dhe popullin vëlla amerikan se marrëdhëniet nuk do të kërcënohen dhe se kryeministri shqiptar nuk i ka thënë tamam ashtu ato fjalë, se opozita ka sponsorizuar fushatën e Hillary Clinton dhe Blushi nuk ka paguar kuotat në PS.
 
Tani, vërtet kryeministri Rama është në hall, po mirë do të ishte që ta paktën punët me Amerikën mos i lërë në duart e Taulant Ballës. Se t'i besosh Taulantit të riparojë gafën me Trump, është si të lash atë me atë.