• |
ide | kryesore

Nard Ndoka: Edi Rama, njeri pa kurajo

Arkiva, Pikante
12107742_10153714209354441_6941757035546123071_n.jpg



Nard Ndoka ka përshendetur fitoren e Donald Trump dhe madje i ka shprehur urimet presidentit të ri. Urimet ia ka përcjellë në Facebook edhe pse ka pak gjasë që në këtë mënyrë Trump t'i marrë ato nga lideri i Demokristianëve shqiptarë, paravësisht faktit se ai është shumë i njohur në Shqipëri. Në urimin e tij, Ndoka nuk harron t'i kujtojë presidentit të ri të SHBA se kryeministri i Shqipërisë ka bërë deklarata haluçinante ndaj tij para se të zgjidhej në krye të Shtëpisë së Bardhë. Dhe po ashtu i kujton se Rama është njeri pa kurajo, sepse nuk u tërhoq nga këto deklarata.

Më poshtë urimi i kreut të PDK për Donald Trump: 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sot Presidentin e ri. Në emër të PDK-së, shpreh urimet më të mira zgjedhjen e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë. Amerikanët bënë zgjedhjen e tyre sovrane si një vend me demokraci të konsoliduar dhe çdo koment tjetër më pas nuk vlen. Fituesi nuk ka sesi të gjykohet. Jam i bindur se edhe nën presidencën e Trump marrëdhëniet shqiptaro-amerikane do të jenë të njëjtat, madje janë të gjitha mundësitë të forcohen edhe më tej, pavarësisht delirit të kryeministrit tonë, i cili e ka sulmuar disa herë kandidatin republikan. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, sot Edi Rama nuk pati kurajon të tërhiqej nga deklaratat e tij haluçinante. Por edhe nëse nuk e bën në të ardhmen, sërish besoj se marrëdhëniet mike mes dy vendeve qëndrojnë më lart se kryeministri i radhës në Shqipëri.