• |
ide | kryesore

Plas sherri te Kosova, Bunjaki nuk shkon në Turqi

Arkiva, Sport
20161110082205551646-610x400.jpg


Sulmuesi Albert Bunjaku nuk i është bashkuar përfaqësueses së Kosovës në futboll për ndeshjen kundër Turqisë, që zhvillohet të shtunën në Antalya.

Sulmuesi me më shumtë përvojë te Kosova është ftuar nga trajneri Albert Bunjaki, por ka vendosur të qëndrojë në Zvicër, pasi ndien se po i bëhet padrejtësi nga trajneri, shkruan sot Koha Ditore.

Përfaqësuesja e Kosovës, të mërkurën, ka mbajtur stërvitjen e parë në Antalya, në prag të kësaj ndeshjeje eliminatore për botërorin “Rusia 2018” dhe mungesa e sulmuesit Bunjaku nuk është njoftuar nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), e cila ka njoftuar “për harmoni brenda skuadrës”.