• |
ide | kryesore

Shqipëri – Izrael pa tifozë? Flet shefi për sigurinë së stadiumeve në FSHF

Arkiva, Sport
auto_Tifo11443706305.jpg


Për shkak të kërcënimeve të ditëve të fundit është duke u diskutuar zhvillimi pa tifozë i ndeshjes mes kombëtareve të Shqipërisë dhe Izraelit të shtunën në “Elbasan Arena”.

Por shefi i sigurisë së stadiumeve në Federatën Shqiptare të Futbollit thotë se ky është një variant që është hedhur poshtë.

Ervis Hila tha se në emisionin “Opinion se “ky është një variant tërësisht i hedhur poshtë dhe se takimi do të mbahet me tifozë pavarësisht se masat do të jenë mjaft të mëdha njëlloj si në takimin me Greqinë në tetor të vitit të kaluar”.