• |
ide | kryesore

VIDEO/ Mbërritja e kombëtares së Izraelit në Tiranë

Arkiva, Sport
IZRAEL-658x370.jpg


Delegacioni i Izraelit mbërriti në Tiranë pasditen e kësaj të enjteje nën masa të rrepte sigurie, çka solli kaos në qarkullimin e automjeteve në kryeqytet. Avioni me kombëtaren izraelite në bord u ulë në pistën e Aeroportit të Rinasit pak para orës 18:00 ndërsa në 18:15 autokolona me dy autobusë dhe makina të shumta shoqëruese dhe te forcave të sigurisë u nis drejt një hoteli në qendër  të Tiranës ku u akomodua kundërshtari i radhës i kuqezinjve në sfidën e së shtunës.

Pas ngjarjeve të fundit në qytetin e Shkodrës ku u arrestuan katër persona të dyshuar për lidhjet me Isis, cka solli edhe zhvendosjen e ndeshjen nga “Loro Boriçi” në “Elbasan Arena”,  për sigurinë e delegacionit izraelit ishin angazhuar një numër shumë i madh i forcave të rendit në bashkëpunim me homologët izraelitë që koordinonin çdo lëvizje për një udhëtim sa më të sigurt nga Rinasi në Tiranë.

Masat e rrepta të sigurisë të marra për kombëtaren e Izraelit mund të krahasohet me atë që ndodhi me delegacionin e përfaqësuese serbe gjatë dhe pas ndeshjes së tetorit të 2015-ës në “Elbasan Arena”. Pasditen e kësaj të premteje pritet të ketë bllokime edhe në aksin Tiranë – Elbanas, pasi në orën 17:30 në “Elbasan Arena” do të zhvillohet konferenca për shtyp me trajneri Alisha Levy, ndërsa në 18:00 do të nisë stërvitja e Izraelit./ Supersport/

Per te pare videon klikoni KETU