• |
ide | kryesore

Graniti i dërgon një mesazh Taulantit për ndeshjen kundër Izraelit (FOTO)

Arkiva, Sport
2016-06-11t150726z-108659246-mt1aci14432644-rtrmadp-3-soccer-euro-alb-swi_1478967017-6040892.JPG


Granit Xhaka është duke u pushuar një ditë përpara ndeshjes së Zvicrës me Ishujt Faroe. Me një foto të postuar në rrjetet sociale ylli i Arsenal shkruan se është bërë gati të ndjekë ndeshjet Turqi-Kosovë dhe Shqipëri-Izrael. Ai pret që sonte të shënojë edhe vëllai i tij, Taulanti kundër Izraelit. “Edhe stërvitja e fundit për ndeshjen nesër kundër Faroe Islands mbaroj. Nesër në fushë vetëm për fitore. Tani po relaksohem duke shikuar ndeshjet Turqi – Kosovë dhe më pas atë Shqipëri – Israel. Ishalla me fitore. Vëllai im i dashur, pres një Gol prej teje”, – ka shkruar Xhaka në Facebook.