• |
ide | kryesore

Shtetrrethim në Elbasan/ Nga se ka frikë policia shqiptare (FOTO)

Arkiva, Sport
15079086_1111717048883099_3527978194116462921_n.jpg


Disa mijëra forca policore janë angazhuar të ruajnë ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Izraelit në Elbasan Arena. Masat e larta të sigurisë për këtë ndeshje i kanë dhënë qytetit të Elbasanit pamjen e vendi në shtetrrethim. Në rrugët e qytetit janë parë pak automjete të lëvizin nëpër rrugë. Në hyrje dhe dalje si në akset kryesore sheh forca të shumta të uniformave blu. RENEA, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe policia lokale e Elbasanit është angazhuar në gadishmëri maksimale. Në tarracat e pallateve janë instaluar snajperë ndërsa pritet që mbi qytet të ngrihen edhe helikopterë.

Policia 2 ok

14991960_695950683913905_1284828208743235145_n

14980591_695950690580571_5300410926875846090_n

Policia patrullon vazhdimisht në rrugë dhe rrugica të qytetit. Fotoja më sipër tregon gardhin e uniformave blu përpara stadiumit “Elbasan Arena” duke i dhënë kompleksit sportiv imazhin e një baze sekrete, apo te nje vendi ne lufte.

Policia 1 ok

Vetë policia thotë se nuk ka asnjë sinjal për kërcënim konkret, por tashmë është armatosur deri në dhëmbë duke tejkaluar çdo sens mase. A thua se po luhet ndeshja Izrael – Palestinë…

Masave të marra nga policia shqiptare u shtohen edhe efektivët e sigurisë së Mossad, shërbimit sekret izraelit që shoqëron kombëtaren izraelite. Hoteli ku po qëndron ekipi ruhet ende nga personeli i policisë së shtetit i armatosur rëndë. Mossad i detyoi futbollistët që të mos zbresin as në hollin e hotelit duke bërë që ata të kryejnë ushtrime në katin e 23 të ndërtesës ku janë akomoduar. “Ekipi kombëtar i Izraelit. Kjo është stërvitja e mbajtur me lart se asnjëherë tjetër. Kati 23, Tirana, me një pamje mahnitëse dhe shi” – shkruan ambasada e Izraelit. /lapsi.al/

izrael