• |
ide | kryesore

37 gazeta gjermane solidarizohen ne bllok kundër Erdoganit

Arkiva, Planet
is (1).jpg


Një editorial i gazetarëve të së përditshmes opozitare turke “Cumhuriyet” është publikuar sot në 37 gazeta gjermane, në shenjë solidariteti me gazetën e persekutuar nga rregjimi islamo konservator turk.

Gazetarët e “Cumhuriyet” e kanë nënshkruar këtë artikull me premtimin për të vijuar betejën për lirinë e medias pavarësisht arrestimeve të kolegëve të tyre.

Kjo gazetë, që doli kundër regjimit të president turk, Recep Tayyip Erdogan përjetoi një situatë tronditëse pas arrestimit të kryetarit të bordit, Akin Atalay, kryeredaktorit Murat Sabuncu dhe tetë kolegëve të tjerë në bazë të akuzave për lidhje me rebelët kurdë të PKK-së dhe imamin Fethullah Gülen. Ky i fundit është shpallur nga Ankaraja si orkestruesi i grushtit të dështuar të shtetit në muajin korrik.

Në tekstin e publikuar nga 37 organe të medias gjermane, kryesisht të titujve më të rëndësishëm si Die Ëelt, Die Zeit dhe Süddeutsche Zeitung, redaksia e Cumhuriyet vë në dukje se ne, shtetasit e këtij vendi kemi nevojë për lirinë e shprehjes, një çështje e pamohueshme për të gjithë shtetet demokratike