• |
ide | kryesore

Bernie Sanders: E di pse Trump e mundi Hillary-n

Arkiva, Planet
bernie_2.jpg



Hillary Clinton i ka humbur zgjedhjet presidenciale sepse Partia Demokrate ishte më shumë e përqendruar në mbledhjen e parave nga individët e pasur se në bërjen e fushatës në emër të njerëzve të zakonshëm, thotë demokrati Bernie Sanders.

Senatori amerikan Sanders shtoi se miliona njerëz votuan për Donald Trumpin përkundër mospëlqimit të pikëpamjeve të tij për gratë, minoritetet dhe çështjet e tjera, sepse ai u zotua se do t’ua përmirësonte jetën familjeve punëtore.

“Më lejoni të jem i qartë, Trump po futet në Shtëpinë e Bardhë si kandidati më i pa popullarizuar për president në histori të Amerikës,” ka thënë Sanders për programin “Today” të Radio 4.

Sanders më tutje shtoi se Trump bëri fushatë për rritjen e pagës minimale dhe iu lut shumë amerikanëve të palumtur që ta votonin.

“Ajo çfarë Trump bëri ishte t’iu lutej shumë njerëzve të shqetësuar dhe palumtur në Amerikë, sa i përket asaj së çfarë po ndodh me familjet punëtore,” tha ai.

Sanders shtoi: “Ka miliona familje në këtë vend, kur njerëzit po mbajnë dy apo tri puna, ku njerëzit nuk janë në gjendje të sigurojnë kujdesin ndaj fëmijëve, nuk mund ta përballojë dërgimin e fëmijëve në kolegj.”

Sanders kishte humbur ndaj Hillary Clintonit në garën për kandidat për president nga radhët e Partisë Demokrate në SHBA.