• |
ide | kryesore

Klubi turk “dënohet” që fitoi 20 – 0

Arkiva, Sport
IMG_4699.PNG


Futbollistët e klubit turk Ulubey Belediyespor kanë pritur shpërblim pasi fituan 20 me 0 ndaj rivalit Karabukspor, por u zhgënjyen pavarësisht fitores së thellë.

Alihan Akyol realizoi pesë gola për ekipin e tij dhe priste që pas ndeshjes të merrte bonus për golat, megjithatë klubi i presidentit u nda i pakënaqur me mosrespektimin e kundërshtarit dhe ka deklaruar se ata nuk do të marrin asnjë shpërblim.

“Lojtarët tanë nuk treguan respekt për kundërshtarin. Ndaj do t’i dënoj dhe nuk do ua jap bonuset”, ka thënë presidenti Isa Turkcan pas takimit.

Ulubey ka pasur start fantastik sivjet duke fituar tri ndeshjet e para dhe ka goldiferencë prej +26 deri tani. Ky ekip prin në Ordu Divizioni i parë Grupi A.