• |
ide | kryesore

Rama kopjon Berishën: “Do jem në qeveri edhe pas zgjedhjeve”

I pakategorizuar
rama111.jpg



Edi Rama ka vendosur të mos i lërë gjë mangut Sali Berishës. Pasi bleu biznesmenët e tij, pasi korruptoi mediat e tij, pasi vazhdoi koncesionet e tij, ai po adopton tani edhe shprehjet e tij. E mbani mend Berishën që u thoshte një e dy shqiptarëve deri në ngritje nervash se edhe pas zgjedhjeve këtu më keni, sa herë që gjendej në ndonjë debat të vështirë? Pikërisht këtë ka bërë edhe Rama në Facebook kur një përdoruesi që e pyet për deklaratat kundër Trump, ai i përgjigjet: "kenaqu me filmat po jo aq shume sa te merzitesh ne 2018-en kur te jemi prape duke komunikuar ketu bashke". Ja dialogu i tyre i plotë në Facebook:

E.B.: O Daku po si the per Trump. mos e dhant Zoti qe te boet president,,, ahhahaha po tashi si do ja bosh,, 2017 po vjen me shpejtesi ike plaku mere ike!!!

Edi Rama: Ke pare shume filma te Kinostudios ti Eagle Black, mire ke bere, po realiteti eshte ca me ndryshe prandaj qesh e kenaqu me filmat po jo aq shume sa te merzitesh ne 2018-en kur te jemi prape duke komunikuar ketu bashke.