• |
ide | kryesore

Turi i fundit i Obamës nis nga Greqia

I pakategorizuar
mobamamakina3.jpg



Presidenti në largim i SHBA, Barack Obama, e ka nisur nga Athina turin e tij të fundit presidencial. Qëllimi i vizitës – shkruajnë mediat e huaja – është të sigurojë aleatët se Uashingtoni nuk do të ndryshojë politikat ndaj aleatëve nën presidencën Trump.

Ai nuk e ka fshehur shqetësimin për zgjedhjen e Trump.

“I shqetësuar? Absolutisht. Është e kuptueshme që jam i shqetësuar. Unë nuk mendoj se Trump është një ideolog, por ai është një pragmatist” është shprehur Obama.

Edhe NATO duket e shqetësuar mbi qëndrimin që do të mbajë Trump pas marrjes zyrtarisht të detyrës. Donald Trump ka deklaruar se vendet anëtare do të duhet të paguajnë më shumë për të patur mbrojtjen e SHBA –ve.

Megjithatë Obama po kërkon t’i sigurojë personalisht aleatët.

"Angazhimi i SHBA për të mbajtur një marrëdhënie të fortë me NATO-n nuk do të dobësohet" –ka deklaruar Obama pas takimit me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Pas vizitës në Athinë, Obama do të fluturojë për në Berlin, për t’u takuar me kancelaren Merkel. /Lapsi.al