• |
ide | kryesore

Zbulimi/ Pas Mona Lizas fshihet një prostitutë

Arkiva, Planet
AI


Modelja e pikturës më të famshme në botë, ishte prostitutë e paguar me çmim të lartë, e cila bile kishte bërë seks më vëllain e Papës. Profesori italian, Carlo Vecce, e ka zbuluar sekretin skandaloz nderisa gjurmonte identitetin e vërtetë të Mona Lizës. Pasi ka kontrolluar shumë letra dhe ditarë të artistit Leonardo da Vinci, hulumtimi i Vecces më në fund është shpaguar. Ai e ka zbuluar një letër të njërit prej nxënësve më të famshëm të artistit, ku Mona Liza emërohet si Isabella Gualandi, e lindur në Napoli në 1491.

Isabella ishte e dashura e Giullano de Medici, vëllai i Papës Leo X.

Profesori i respektuar i Naploit, Vecce pohon se Giullano i kishte dhuruar Da Vincit një studio në Vatikan. Më pas e kishte ftuar që ta pikturonte dashnoren e tij [Mona Lizën në këtë rast].

Piktura e saj e tani rri varur pas xhamit të blinduar në Louvre në Paris.