• |
ide | kryesore

Agolli mbron tifozët: “Uroj që të ktheheni në stadium!”

Arkiva, Sport
agolli tifozet.jpg


Pas Mërgim Mavrajt ka reaguar edhe kapiteni i kombëtares, Ansi Agolli, lidhur me masat e shumta të sigurisë që kanë lënë një shije të keqe tek tifozët kuqezi. Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Instagram, ai i ka folur për zhgënjimin që ka pasuar në ndeshjen e fundit ndaj Izraelit, por edhe për trajtimin që u është bërë tifozëve.

Në mbyllje të shkrimit  të tij, Agolli uron që tifozët të rikthehen në stadium për të mbështetur ekipin e kombëtares.

“Zakonisht jam i heshtur pas lojëve të kombëtares, sidomos pas humbjeve, pasi mendoj se duhet të ketë reflektim. Sigurisht që asnjë nga ne në fushë, stafi e shikuesit nuk janë të kënaqur me rezultatin e ndeshjes së fundit. Jemi të vetëdijshëm që ka nevojë për punë, nga të gjithë ne, dhe jam i sigurt qe do të punojmë që të sjellim paraqitje më të mira në ndeshjet e radhës. Por sikur të mos mjaftonte, situata jashtë fushës së lojës, trajtimi i tifozëve tanë, ka lënë një shije të hidhur për ne si lojtarë.

Ne ndeshjen e fundit, u morën masa ekstreme sigurie, e u krijua një tension i tepruar, të cilët e vështirësuan jetën dhe lojën për të gjithë ne. Duket e pakuptimte trajtimi i ashpër i tifozëve tonë. Ata janë vërtet të mrekullueshëm, siç kanë treguar në të gjitha ndeshjet e kombëtares, me mbështetje të zjarrte dhe korrekte me kundërshtarët. Po ashtu, ne Europian, ku alarmet e sigurisë ishin shumë më të lartë, ata u vlerësuan nga të gjitha mediat e huaja si shembull për masivitetin e sjelljen.

I falënderojmë sinqerisht forcat e rendit që kujdesen gjithnjë për sigurinë tonë dhe të tifozëve. Por kujtoj, se kjo siguri nuk mund të bëhet në shkelje të të drejtave themelore të njeriut. Lëvizja e lirë është një prej tyre dhe ndalimi në kufi i tifozëve shqiptarë nga FYROM, është një rast i paprecedent. Asnjë masë sigurie nuk mund ta justifikojë këtë veprim. Urojmë që të mos përsëritet më!Thënë kjo, uroj edhe që tifozët të kthehen ne stadium!?”, shkroi Agolli në Instagram.