• |
ide | kryesore

Top Channel për Ilir Metën: Ai ka para për të na blerë të gjithëve (video, foto)

I pakategorizuar
meta dollare.jpg



Emisioni satirik "Thumb" në Top Channel, nuk e ka kursyer të shtunën mbrëma kreun e Kuvendit, Ilir Meta. Duke ironizuar me pasurinë e tij, dy gazetaret, Fatma dhe Aulona, e kanë renditur atë mes personazheve politikë dhe të showbizit si Donald Trump, Behgjet Pacolli apo Bleona Qerreti.

Ndërsa disa pamje me montazh tregonin Ilir Metën me duart të mbushura me dollarë, gazetaret u shprehën të bindura se pasuria e tij është aq e madhe sa mund të blinte këdo, madje ato vetë dhe redaksinë e tyre. Dhe në fakt nuk e kanë keq. 

Redaksi të tëra dhe gazetarë të njohur thuhet se tashmë janë bërë dëshmi e gjallë e këtij fakti. Dje dhe sot.