• |
ide | kryesore

Hillary Clinton mund të kundërshtojë zgjedhjet në 3 shtete

I pakategorizuar
IMG_0016.JPG



Një grup shkencëtarësh kompjuterikë dhe ekspertësh lighorē të çështjeve zgjedhore i kërkojnë Hillary Clinton të kërkojë rinunërim të votave në tre shtete të fituara nga Donald Trump. Ata besojnë se kanë gjetur prova se në Wisconsin, Michigan dhe Pennsylvania zgjedhjet mund të jenë manipuluar. Grupi nuk ka dhënë detaje mbi pretendimet, por po lobon privatisht me stafin e Clinton për ta bindur që të kërkojë rinunërimin e votave. Të mërkurën grupi u takua me shefin e fushatës John Podesta dhe këshilltarin e fushatës Marc Elias për t'i njohur me pretendimet, njofton New York Magazine. Sipas tyre në Wisconsin Clinton mori 7% më pak vota nga votimi elektronik sesa nga makineritë që përdorin scanimin e syve apo votat e hedhura në kuti, ose 30 mijë vota më pak. Wisconsin ajo e humbi me 27 mijë vota.

NYMag shkruan se është e rëndësishme të nënvizohet fakti se grupi ka paraqitur prova, por po argumenton mbi dyshimet dhe akuzat e Shtëpisë së Bardhë mbi Rusinë se ka sulmuar kompjuterat e Komitetit Kombëtar Demokrat.

Sipas të dhënave të deritanishme, Trump ka fituar 290 vota elektorale dhe Clinton 232, me Michigan –in e papërfshirë pasi kandidatët janë shumë pranë në garë. Rezultati do të ndryshonte me 10 votat elektorale të Wisconsin, 20 votat në Pennsylvania dhe 16 votat në Michigan dhe Clinton do të fitonte votat e Kolegjit Elektoral. Nuk ka raste ku anëtaret e Kolegjit Elektoral të votojnë ndryshe nga vota popullore në shtetet përkatëse. Të paktën 6 votues elektoralë kanë deklaruar se ata nuk do të votonin për Trump pavarësisht se ai ka fituar në shtetet e tyre.

Kampi i zonjës Clinton është në sfidë me kohën për të kundështuar zgjedhjet. Sipas njërit prej aktivistëve, për të kërkuar rinumërimin në Winsconsin Cliton ka afat deri të premten, për Pennsylvania-n deri të hënën dhe për Michigan –in deri të mërkurën e ardhshme. Nuk është e qartë nëse Clinton do të kërkojë rinumërimin.

Sipas të dhënave, Shtëpia e Bardhë është fokusuar në tranferimin e pushtetit dhe nuk do të dëshironte që Clinton të kundështonte zgjedhjet.

Shefja e komunikimit të zonjës Clinton, Jennifer Palmieri nuk iu përgjigj pyetjes së NY Times për koment, raporton lapsi.al. Por disa aleatë të Clinton po insistojnë. Motra e Huma Abedin, Heba, u bëri thirrje ndjekësve në Facebook që të lobojnë pranë Departamentit të Drejtësisë për të audituar votat. /Lapsi.al