• |
ide | kryesore

7 kushtet e Gjermanisë për çeljen e negociatave (Dokumenti i plotë)

I pakategorizuar
7 kushtet e gjermanise.jpg



Gjermania i ka vënë 7 kushte Shqipërisë për hapjen e negociatave. Këto kushte u prezantuan në Tiranë nga Gunter Krichbaum, i cili foli në emër të grupit parlamentar CSU/CDU, grupit më të madh në Bundestag.

Kushti i parë ka të bëjë me reformën në administratën publike. Gjermania kërkon të provohet në praktikë se sa i qëndrueshëm është zbatimi i ligjeve të miratuara (shih dokumentin e lapsi.al).

Kushti i dytë ka të bëjë me reformën në drejtësi. Gjermania kërkon që ajo të zbatohet në mënyrë të qëndrueshme dhe të plotë me qëllim forcimin tërësor të nivelit të profesionalizmit dhe integritetit dhe që vetting-u të kryhet sipas parimeve të dhëna nga Komisioni Europian.

Kushti i tretë është për luftën kundër korrupsionit. Në emër të CSU/CDU, Krichbaum kërkoi që SPAK të jetë e pavarur nga kontrolli dhe ndikimi i politikës dhe duhet të shënojë arritje të konsiderueshme. “Është veçanërisht e nevojshme që në rastet e korrupsionit të funksionarëve të lartë të jenë ngritur paditë penale dhe të jenë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë”, u shpreh ai.

Kushti i katërt (dokumenti i lapsi.al sipër) ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit dhe lufta kundër drogës. Gjermania kërkon rritje të dënimeve dhe të forcohen dukshëm përpjekjet kundër krimit dhe drogës dhe duhet të shënohen suksese të prekshme.

Kushti i pestë ka të bëjë me të drejtat e njeriut dhe Shqipëria duhet ende të përmbushë pikat që përmend raport progresi i Komisionit Europian.

Kushti i gjashtë ka të bëjë me përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe zbatimin e tyre deri në zgjedhjet e 2017 dhe këto zgjedhje duhet të përmbushin standardet europiane.

Kushti i shtatë është dekriminalizimi. Gjermania kërkon që ky ligj të zbatohet ën mënyrë të qëndrueshme dhe të plotë.

Krichbaum tha se nuk beson që hapja e negociatave mund të realizohet në vitin 2017. Ai u shpreh se “në luftën kundër trafikut të drogës janë shënuar hapa pas”. Sipas Krichbaum korrupsioni mbetet një dukuri e përhapur në shumë sektorë, përfshirë policinë dhe se krimi ka depërtuar në polici, drejtësi e politikë. Deklaratat e Krichbaum, i cili tha se CSU/CDU do të rekomandojë që negociatat me Shqipërinë të mos hapen, vijnë në një kohë kur qeveria shqiptare thotë se ka arritur rezultate në luftën kundër drogës. /Lapsi.al/