• |
ide | kryesore

Rama në tribunën e “Alianz Arena” për të parë Bayern Munich

Arkiva, Sport
rama-stadium-470x511.jpg


Kryeministri shqiptar Edi Rama ka ndjekur në stadiumin në “Allianz Arena” ndeshjen mes Bayern Mynih dhe Bayer Leverkusen. Ka qenë vetë kreu i qeverisë ai që ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se ishte një nga të ftuarit e nderit të kësaj sfide.
“Edhe pse jo ‘bajernist’ kam privilegjin të jem sonte i ftuar nderi i Bajernit te Mynihut. Faleminderit per respektin Karl-Heinz Rummenige!”, – ishte mesazhi i tij në rrjetet sociale.
Kryeministri shqiptar njihet si një tifoz i thekur italian dhe nuk ka ngurruar ta shprehë hapur këtë prirje të tijën në mbështetje të skuadrave italiane duke u shfaqur shpesh me veshje me logon e kombëtares italiane të futbollit. Shpresojmë që Rama t’i sjellë fat Bayernit, sepse në Shqipëri e akuzojnë si “tersi i kombëtares”.