• |
ide | kryesore

Ndalet sërish Barcelona, tani 6 pikë pas Real Madrid

Arkiva, Sport
barcaaa_1480282660-4758426.jpg


Vazhdon “mallkimi” i Barcelonës në stadiumin “Anoeta”. Katalonjasit nuk kanë mundur të marrin më shumë se një pikë në përballjen me Real Sociedad që u mbyll në një barazim 1-1. Të parët shënuan vendasit me ish-sulmuesi i Real Madridit, Willian Jose, ndërsa për Barcelonën realizoi disa minuta më vonë Leo Messi. Pas këtij barazimi, Barcelona mbetet 6 pikë prapa Real Madridit, me 27 pikë të grumbulluara.