• |
ide | kryesore

VIDEO/ Genoa turpëron Juventusin

Arkiva, Sport
alves_1480262223-6451794.jpg


“Zonja e Vjetër” ka pësuar humbjen e tretë në Serie A këtë edicion. Pas Interit e Milanit, tani edhe Genoa e ka mposhtur Juventusin. Vendasit shokuan mysafirët duke shënuar tre gola për 30 minuta. Giovanni Simeone ( 3’) dhe (13’) si dhe autogol nga Sandro, shënuan për 3:0 pas 30 minutave. Krejt çka arritën të bëjnë deri në fund mysafirët ishte supergoli i Miralem Pjanic nga gjuajtja e lirë. Ai shënoi në minutën e 82’të, për rezultatin përfundimtar 3:1. Kampionët e Italisë nuk ishin në ditën e tyre më të mirë, të cilët humbën edhe dy lojtarë. Dani Alves dhe Leonardo Bonucci janë detyruar të lëshojnë fushën për shkak të lëndimeve. Pas kësaj humbjeje, Juve mbetet në kuotën e 33 pikëve, katër më shumë se Milani.