• |
ide | kryesore

Skandali/ Kush janë deputetët që po lobojnë pro kazinove? (video)

I pakategorizuar
1111.jpg



Një grup deputetësh të kësaj shumice po lobojnë për pengimin e ligjit të premtuar që në fillim të qeverisjes së rilindjes për largimin e kazinove dhe lojrave të fatit nga qendrat e qyteteve dhe zhvendosjen e tyre në zonat turistike. I përbëre nga socialistet Ervin Bushati, Blerina Gjylameti dhe Ervin Koci të PS, Luan Duzha e Ylli Shehu te LSI –se dhe Tahir Muhedini i PDIU –së ky grupim kërkon që të hiqet neni që parashikon shtrenjtim te licencës për bizneset e lojërave të fatit. Ata duan gjithashtu sipas TV Klan (shiko videon poshte) duan të shtyjnë efektet e këtij ligji sepse sipas tyre ato do të rëndojnë mbi buxhetin.

Premtimi i Ramës i bërë pas aksionit super të bujshëm "fundi i marrëzisë" po rrezulton një flluskë sapuni. Tre vjet më parë ai i tha publikut se investitorët e kazinove dhe lojratve të fatit duhet "të përgatiten për të mos fituar gjithë jetën me këtë aktivitet, sepse ky nuk është një aktivitet që nuk do të zgjatë gjithë jetën, sepse Shqipërisë ky aktivitet nuk i duhet. Ky është një krim që cënon harmoninë familjarë edhe deri edhe ekuilibrat psiqikë të shumë njerëzve.” Kryeministri tha se një ligj i ri do të hartohej për të mbyllur të gjitha këto pika dhe për t’i vendosur disa prej tyre në zona turistike, kryesisht ne hotele e resortet me 5 yje. Dhe në letra kështu u veprua. Ministria e Financave depozitoi në Kuvend ligjin e ri, i cili pas miratimit, parashikonte që bingot tradicionale dhe të gjitha kazinotë, duhet të mbyllen e të shkojnë në zonat turistike, ndërsa pikat e basteve sportive të ruajnë distancën nga njëra-tjetra, nga shkollat, bankat apo objektet fetare. Ky ligj duhet të kishte hyre në fuqi me 31 janar të këtij viti. Por ai u shty për 31 dhjetor me kërkesë te Komisionit të Ekonomisë. Një pjesë e deputetëve të këtij komisioni (ata te siperpërmendurit që rrezultojne ne dokumentin e nxjerrë nga TV Klan) ka përsëritur kërkesën për shtyrje me dy vjet te tjera, me argumentimin se nuk janë miratuar ende aktet nënligjore.

Pyetja është pse po përsëritet e njëjta histori, sikurse me ligjin e plehrave apo me premtimet se do të anuloheshin koncesionet e qeverisë Berisha? A janë thjeshtë disa deputetë që po e kundërshtojë (ashtu siç bëri Shalsi me ricikluesit) apo pas këtij teatri fshihet vetë kryeministri që është kapur nga lobet e fojrave të fatit?

Logjika ta do se asnjë nga deputetës socialistë nuk voton kundër vullnetit të Ramës dhe aq më tepër kundër deklaratave të prera që ai ka bërë. Aq më shumë ndonjërit prej tyre nuk i shkon mendja të veprojë kështu tani para zgjedhjeve dhe përpara caktimit të emrave në lista.

Prandaj mendja ta do se pas kësaj farse fshihet vetë Rama që po përgënjeshtron edhe një tjetër nga aksionet pompoze të qeverisë së tij. Atë të ashtuquajturin "Fundi i Marrëzisë". (lapsi.al)