• |
ide | kryesore

VIDEO/ Lotët e portierit të Beshiktashit prekën botën

Arkiva, Sport
19-44-2-650x358.jpg



Sfida mes Dinamos së Kievit dhe Beshiktashit ishte mjaft interesante mbrëmjen e së martës në Ligën e Kampioneve. Ukrainasit ishin të eliminuar dhe nuk garonin për më tej, por e fituan takimin 6-0. Ndërsa për turqit fitorja do të thoshte kualifikim të mëtejshëm në kompeticionin prestigjioz, por që për fat të keq nuk ia dolën. Portieri i Besiktas, Fabricio Agosto Ramirez nisi të qajë pasi skuadra e tij pësoi 4 gola që në pjesën e parë. Lotët e tij kanë bërë xhiro në rrjetet sociale. Turqit do të vazhdojnë në Ligën e Europës.