• |
ide | kryesore

Emrat/ 8 gjyqtarët që do vulosin zgjedhjet e 18 qershorit 2017

I pakategorizuar
gjykate.jpg


Mes 90 gjyqtarëve, u zgjodhën sot me short anëtarët e Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit të Tiranës. Pasi kreu i shtetit Bujar Nishani dekretoi 18 qershorin si datën e zgjedhjeve, Këshilli i Lartë i Drejtësisë përzgjodhi sot 8 gjyqtarët që do të përbëjnë Kolegjin Zgjedhor. Ata janë: Artur Malaj, Tomor Shkreli, Ridvan Hado (ka qenë kryesues i dosjes Gërdeci në Gjykatën e Tiranës), Shkëlqim Mustafa (një nga gjyqtarët e trupës që i ka dhënë pafajësi Ardian Fullanit në Gjykaten e Apelit), Gjin Gjoni, Astrit Kalaja (ka qenë në Kolegj në vitin 2009), Sotiraq Lubonja dhe Lindita Sinanaj. Këta 8 gjyqtarë do kenë në dorë “fatin” e zgjedhjeve. Pas KQZ-së ata do të thonë fjalën e fundit mbi ankesat e partive apo kandidatëve të ndryshëm.