• |
ide | kryesore

Betohen anëtarët e Kolegjit Zgjedhor. Gjyqtarët nuk mund të procedohen për 4 vjet

I pakategorizuar
kld-3.jpg


Anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit kanë bërë sot betimin në Këshillin e Lartë të Drejtësisë në një ceremoni të drejtuar nga presidenti Bujar Nishani.

8 gjyqtarët lexuan formulën e betimit, ku zotoheshin se do të ishin të paanshëm dhe do të mbronin dhe bindeshin Kushtetutës. Sipas nenit 149 Gjyqtari i Kolegjit Zgjedhor nuk mund t’i nënshtrohet procedimit disiplinor gjatë gjithë periudhës për të cilën është krijuar kolegji.Gjatë kësaj kohe, gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, Tiranë nuk mund të lëvizen nga detyra e gjyqtarit, për shkaqe që lidhen me nenit 32 të ligjit nr. 9877 datë18.2.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe për pamjaftueshmëri profesionale. Ndaj tyre nuk mund të jepet vlerësimi “i paaftë.

Megjithatë as këta gjyqtarë nuk mund të konsiderohen të paprekshëm sepse sipas reformës në drejtësi edhe ata do t’i nënshtrohen ligjit të Vetting-ut.

Gjyqtarët e zgjedhur mes 90 aplikantëve janë: Artur Malaj, Tomor Shkreli, Ridvan Hado (ka qenë kryesues i dosjes Gërdeci në Gjykatën e Tiranës), Shkëlqim Mustafa (një nga gjyqtarët e trupës që i ka dhënë pafajësi Ardian Fullanit në Gjykaten e Apelit), Gjin Gjoni, Astrit Kalaja (ka qenë në Kolegj në vitin 2009), Sotiraq Lubonja dhe Lindita Sinanaj.