• |
ide | kryesore

VIDEO/ Ledian Memushaj humbet sërish penallti

Arkiva, Sport
memushaj-470x317.jpg


Peskara e shqiptarëve Memushaj dhe Manaj është mposhtur me rezultatin 2-1 në transfertë përballë Krotones në ndeshjen hapëse të javës së 16 të Serisë A. Në minutën e 44-t, kur Peskara ishte duke u mundur 0-1, kapiteni Ledian Memushaj, fitoi një penallti të cilën e goditi vetë, por për herë të dytë në këtë sezon gaboi me goditjen nga pika e bardhë. Ai u zëvendësua nga trajneri Odo në minutën e 65-të të takimit. Ndërsa sulmuesi Rei Manaj e nisi ndeshjen nga stoli dhe u fut në fushë në minutën e 53-të. Në të 65-tën ai u ndëshkua me karton të verdhë. Peskara zbret në vendin e parafundit duke rrezikuar seriozisht rënien nga kategoria.