• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shikoni golat në barazimin Flamurtari – Partizani

Arkiva, Sport
Flamurtari-feston.jpg


Nuk ka fitues në Vlorë, ku Flamurtari dhe Partizani ndajnë nga një pikë pas barazimit 1-1. Në një atmosferë të ngrohtë në stadiumin kuqezi, miqtë kryeqytetas gjetën epërsinë që në minutën e 13-të me një gol mjeshtëror të Idriz Bathës, i cili sot mbante shiritin e kapitenit pas mungesës së portierit Alban Hoxha si pasojë e një dëmtimi në gju. Përpjekjet e vendasve në pjesën e parë nuk dhanë fryte, por në të 64-n Danilo Alvesh bëri gjithçka mirë në zonë dhe mposhti Dashamir Xhikën. Pas golit vendasit u hodhën në sulm, por pa mundur të konkretizonin rastet e krijuara. Në krahun tjetër, zëvendësuesi Fili u ndal nga traversa në minutat shtesë (93′). Ky barazim e lë Partizanin në vendin e tretë me 29 pikë, -3 nga dyshja kryesuese Kukësi-Skënderbeu. Kurse Flamurtari ngjitet në kuotën 14, në pozitën e shtatë./panorama-sport/