• |
ide | kryesore

Hysaj te Inter?

Arkiva, Sport
hyy_1481829788-9108640.jpg


Gjigantët Evropianë pas Elseid Hysajt?

Menaxheri i Elseid Hysajt, Mario Xhufredi, ka folur për të ardhmen e mesfushorit të Kombëtares, i cili bëri të ditur se te Interi e pëlqejnë lojtarin, raporton “Radio KissKiss”.

“Tek Interi e pëlqejnë shumë Hysajn. Në të kaluarën kam folur me drejtorin sportiv Piero Ausilio, i cili më konfirmoi interesin e madh që ai dhe klubi ku bën pjesë kanë për djaloshin 22-vjeçar. Megjithatë, e gjitha kjo mbetet në kuadrin e bisedave miqësore me njëri-tjetrin”, – ishin fjalët e Xhufredit.

Sipas mediave angleze, për Hysajn interesohet edhe skuadra e Manchester City.