• |
ide | kryesore

Shokon Klinton: Humba për shkak të Putin dhe FBI-së

I pakategorizuar
vlcsnap-3960-10-21-22h27m34s811.jpg



Hilari Klinton ka lidhur humbjen e saj në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara me dy ngjarje të paprecedenta në historinë amerikane. Nga njëra anë publikimi i letrës që njoftoi rihapjen e hetimeve mbi skandalin me e-maile të kandidates demokrate nga drejtori i FBI, Xhejms Komei dhe nga ana tjetër sulmi kibernetik i orkestruar nga Presidenti rus, Vladimir Putin.

Ish-zonja e parë, duke folur në një takim me financuesit e fushatës së saj, ka drejtuar gishtin kundër Kremlinit.

“Moska ka kërkuar që të destabilizojë demokracinë tonë përmes sulmeve kibernetike dhe ka vënë në shënjestër partinë demokratike”, – ka thënë ajo. Sipas kësaj teoria të mbështetur nga ish-kandidatja për Shtëpinë e Bardhë, Putin gjendet pas gjithë kësaj historie. Klinton akuzon Presidentin e Rusisë se është hakmarrë ndaj deklaratave të saj në të cila theksonte se zgjedhjet parlamentare ruse të 2011 janë manipuluar.

“Putin më fajësoi publikisht se kam fyer popullin e tij. Është një lidhje e drejtpërdrejtë mes asaj që tha në atë kohë dhe asaj që ka bërë në këto zgjedhje”, – theksoi ish-sekretarja e shtetit. Klinton i ka cilësuar sulmet kibernetike të Rusisë si “Një sulm të vërtetë ndaj Amerikës” që janë nxitur nga një “Zemërim personal” i Presidentit rus ndaj saj.

“Nuk bëhet fjalë për një sulm ndaj meje dhe fushatës sime, këtu jemi jashtë shqetësimeve normale politike. Këtu flasim për integritetin dhe demokracinë tonë dhe për sigurinë e kombit tonë”, – është shprehur Klinton.

Ndërkohë, presidenti i zgjedhur amerikan ka mohuar edhe njëherë hipotezat e një lidhje të mundshme mes qeverisë së Moskës dhe sulmeve kibernetike ndaj zgjedhjeve në SHBA. Ky qëndrim i Donald Trump bie ndesh edhe me partinë Republikane që ka pranuar raportin e inteligjencës amerikane, pra që Moska ka organizuar sulmet kundër Shteteve të Bashkuara duke kërkuar manipulimin e zgjedhjeve.