• |
ide | kryesore

“Fëmijët e mi e kanë të ndaluar të përmendin emrin e Ronaldos”

Arkiva, Sport
pay_1481964487-7582060.jpg


Dimitri Payet ka thënë se fëmijët e tij e kanë të ndaluar të përmendin emrin e Cristiano Ronaldos
Mesfushori i Francës, Dimitri Payet ka treguar se si fëmijët e tij i duan dy lojtarët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin.

Por, ai ka thënë që pas finales së Euro 2016 ku Ronaldo me Portugalinë mposhti Francën në finale, ata e kanë të ndaluar emrin e portugezit.

“Fëmijët e mi e duan Ronaldon dhe Messin, por që nga finalja e Euro 2016, ata e kanë të ndaluar të përmendin emrin e Ronaldos”, tha Payet duke qeshur.

Kujtojmë s ishte pikërisht Payet ai që lëndoi dhe ia humbi finalen e Euro 2016 Ronaldos. /Express/