• |
ide | kryesore

Pas Besiktasit Hyka kërkohet edhe nga Antalyaspor

Arkiva, Sport
hykaj-610x369.jpg


Jahmir Hyka po kthehet në qëndër të merkatos së klubit të Luzernës. Mesfushori i skuadrës tonë përfaqësuese pasi u përmend si pjesë e listës së dëshirave të klubit gjigand turk të Besiktasit, një tjetër klub turk përmendet mes kandidatëve për të përfituar aftësitë e 28 vjeçarit.
Sipas një prej mediave kryesore në qytetin e Luzernë “Luzererzeitung” Antalyaspor po kryen lëvizje konkrete për të afruar në skuadër mesfushori tiranas.
Madje rruga drejt ekipit bregdetar konsiderohet më e mundshme se sa ajo që të dërgon tek Besiktasi dhe planifikohet që bisedimet mes klubit nga Turqia dhe atij zviceran të nisin zyrtarisht në Janar, drejteusit e Luzernës e kanë pranuar se nëse vjen një ofertë e denjë do jetë vështirë e  refezueshme. Vlen të theksohet se tek Antlayaspor luan një emër i madh i futbollit botëror si Samuel Eto’o.
Jahmir Hyka ishte një ndër pikat e referimit për Luzernën në fundin e edicionit të shkuar duke qënë protagonist në shumë ndeshje, ndërsa në këtë edicion lojtari kuqezi pas një periudhe dëmtimi është rikthyer në majat më të larta të kampionatit helvet duke qënë deçiziv për Luzernën.
Ai deri më tani ka shënuar 6 gola nga 12 ndeshje që është aktivzuar me ekipin e drejtuar nga markus Babbel duke u përfshirë disa herë në formacionin më të mirë të javës në Zvicër.