• |
ide | kryesore

FIFA dënon Shqipërinë për atë që ndodhi në ndeshjen me Izraelin

Arkiva, Sport
AZ2ZgMjz0LFGHCPn4xMDoxOjBzMTt2bJ.jpg


Federata Shqiptare e Futbollit është njohur sot me vendimet e marra nga Komisioni i Disiplinës në FIFA gjatë mbledhjes së datës 9 dhjetor.
Lidhur me ndeshjen Shqipëri-Izrael, komisioni ka vendosur të dënojë FSHF-në me 10.000 franga zvicerane gjobë për sjellje të gabuar të tifozëve.
Gjithashtu, portieri Etrit Berisha, i cili u ndëshkua me karton të kuq gjatë kësaj ndeshjeje, është dënuar me 2 ndeshje pezullim dhe 5.000 franga zvicerane gjobë.