• |
ide | kryesore

VIDEO/ Xhaka shumë i dobët në fushën e …FIFA17

Arkiva, Sport
xhaka_b-587x332.png


Njëri nga futbollistët më të mirë të Baselit dhe Kombëtares shqiptare padyshim është Taulant Xhaka. I kudondodhur në fushë dhe gjithmonë jep maksimumin.

Por, Taulanti nuk ishte aq i mirë edhe në video-lojëra. Kjo është pasqyruar në një video, ku Xhaka garon së bashku me disa lojtarë të Baselit.

Xhaka, Jean-Paul Boëtius, Manuel Akanji dhe Renato Steffen provuan aftësitë e tyre në lojën “FIFA 17” me “Xbox One”, duke u vënë përballë njëri-tjetrit duke përzgjedhur të njëjtin ekip: Baselin.

Xhaka u mund 5-1 nga Boetius në ndeshjen e parë, ndërsa në duelin për vendin e tretë humbi me rezultatin 5-2 përballë Steffenit.

Edhe në video-lojëra Xhaka u ‘tregua’ më i ashpër dhe emocional. Sidoqoftë, e gjithë ky turne kaloi shumë mirë dhe të gjithë lojtarët u argëtuan./albinfo.ch/