• |
ide | kryesore

Gjici i del përballë Takajt: Ke humbur qetësinë! Ty s’të mbajnë gjunjët!

Arkiva, Sport
gjici.png


Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, nuk e ka pritur mirë deklaratën e bërë nga Takaj për “Panorama Sport” në lidhje me arbitrimin e ndeshjes Kukësi-Skënderbeu. Këto janë batutat mes tyre në mbrëmjen gala:

Takaj dhe Gjici

Takaj: Bëj çfarë të duash, por unë s’kam folur për Kukësin.

Gjici: Po ti s’ke folur ndonjëherë për arbitrat. Apo vetëm kur del kampion flet ti? Ke qenë gjithmonë i qetë dhe ke fituar, por e paske prishur qetësinë.

Takaj: Unë nuk e kam prishur qetësinë, por dua të zbatohen rregullat e lojës.

Gjici: Ne të kemi marrë si shembull për qetësinë olimpike. Unë u thosha të tjerëve, shikoni Takajn, rri i qetë dhe fiton titullin.

Takaj: Unë i qetë jam, por ty s’të mbajnë gjunjët deri në shkurt.