• |
ide | kryesore

VIDEO/ Sherri Takaj-Gjici në festën e FSHF-së

Arkiva, Sport
Takaj-Gjici-gallate.jpg


Mbrëmja gala e organizuar të hënën nga Federata Shqiptare e Futbollit ka “pajtuar” presidentin e Skënderbeut, Ardjan Takaj, me atë të Kukësit, Safet Gjici. Pas akuzave të korçarëve për gjyqtarin Jemini pas humbjes 2-0 të dielën, dy krerët e klubeve kanë shkëmbyer mes tyre batuta, ku nuk munguan edhe thumbat ndaj njëri-tjetrit.

Batutat

Takaj: Thuaj çfarë të duash, a thashë ndonjë fjalë për Kukësin?

Gjici: Nuk të takon ty. Ti ke qenë president i qetë, pse e ke prishur qetësinë? Ti asnjëherë nuk ke folur për arbitrat. Apo veç kur del kampion nuk flet për arbitrat ti?

Takaj: Prandaj keni përfituar.

Gjici: I qetë ka fituar gjithmonë, sa e ka prishur qetësinë…

Takaj: Jo, unë nuk e kam prishur. Unë jam që të zbatohen rregullat e lojës. Por ty s’të mbajnë gjunjët deri në shkurt.

Gjici: Ne të kemi marrë si shembull nga ana e qetësisë. Qetësi olimpike Ardjan Takaj, dhe na thoshin të gjithë: shikoni atë, i qetë edhe del kampion çdo vit. Sivjet është prishur qetësia.

Takaj: I qetë jam, unë e filloj luftën në pranverë. Jam i mirë për finish.

Gjici: Dajkord. Ishallah ashtu është.

Takaj: Një aritër nuk mund të prishë dot kampionatin. Nuk ka shanse.

Gjici: Nuk kishte lidhje që kampionati të prishet për atë ndeshje. Ja e hoqëm atë gol. Po goli i parë?!

Takaj: Korrupsioni nuk është vetëm ai që mendon ti, se ka edhe mënyra të tjera.

Gjici: Po ne e dimë termin e korrupsionit.

Takaj: Jo, jo. Se ka edhe gjëra të tjera që t’i tregoj më vonë, jo përpara kamerave. Atë çfarë mund të bëjnë arbitrat dhe çfarë kanë bërë.

Takaj: E di si të njeh ky ty? (Gjicit për Starovën)

Gjici: E ka humbur qetësinë ky apo jo? Se kur e ka pasur qetësinë fitonte kampionate…

Starova: E ka humbur pak…

Takaj: E di si të njeh Starova ty!