• |
ide | kryesore

Duka: Pse iku Tramezzani dhe çfarë do të ndodhë me De Biasin

Arkiva, Sport
duka-de-biasi.jpg


I ftuar në një intervistë për SuperSport presidenti i FSHF, Armand Duka është rikthyer të flasë në për disa nga ngjarjet futbollistike që lamë pas këtë vit.
Duka foli për ndeshjen me Izraelin dhe për trajnerin Xhani De Biazi.
“Ndeshja me Izaelin duhet të jetë një pikë kthese. E them me bindje të plotë që është një skuadër më e dobët se ne ashtu sikurse them dhe për Maqedoninë”, u shpreh fillimisht Duka.
Ndërkohë për të ardhmen e De Biazit, kreu i FSHF u shpreh: "De Biazi? Nëse ka një ofertë më të mirë për të le të vazhdojë, ne kemi një marrëveshje e cila duhet të respektohet. Mund të ndodhë si me Tramexanin. Të gjithë janë të lirë të bëjnë zgjedhjet e tyre. Nuk pengojmë njeri, thjesht duhet të jemi transparentë. Pjesa tjetër nuk ndikon për asgjë.”