• |
ide | kryesore

Hamburgu ofron 1.5 milion euro për Mavrajn

Arkiva, Sport
zugaenge-der-nrw-klubs118_v-ARDFotogalerie.jpg


Mërgim Mavraj ka zhvilluar deri më tani një  sezon pozitiv me ngjyrat e Kolnit duke qënë një ndër lojtarët më të mirë për skuadrën e Peter Stroger. Paraqitjet pozitive të futbollistit të kombëtares shqiptare nuk kanë kaluar pa vëmëndje dhe disa klube janë vendosur në ndjekje të 30 vjeçarit. Një ndër mediat kryesore në Gjermani “Bild” raporton se Hamburgu është gati të nisë bisedimet me Këlnin për të afruar në skuadër djaloshin nga Istogu i Kosovës.
Shifra që klubi i veriut të Gjermanisë është gati të shpenzojë për cilësitë e Mavrajt është rreth 1.5 milion euro. Në krahun tjetër drejtuesit e “Die Rothosen” po provojnë të bindin mbrojtësin kuqezi të nënshkruajë me ta, dhe i ofrojnë një pagë prej 1 milion eurosh në sezon, teksa vlen të theksohet se lojtari nuk ka gjetur akordin me Këlnin për rinovimin e marrëveshjes aktuale që përfundon në vitin 2017.
Ndërkohë një prej portaleve që ndodhet më pranë klubit të Këlnit “Geissblog Këln” shkruan se përveç Hamburgut në garë për futbollistin e përfaqësueses shqiptare janë edhe disa klube të njohura të Stambollit në Turqi, por nuk zbulohen emrat e tyre.
Duke llogaritur që klubet me emër në kryeqytetin turk janë tre, atëherë në ndjekjen të Mavrajt janë njëri mes Besiktasit, Fenerbahces dhe Galatasarayt.
30 vjeç në këtë edicion është përfshirë disa herë në formacionin më të mirë të javës në Bundesligën gjermane dhe po kalon një nga periudhat më të mira të karrierës së tij.