• |
ide | kryesore

VIDEO/ Bayern mposht “surprizën” Leipcig dhe merr kreun 

Arkiva, Sport
alca-e1482353679100-780x439.jpg


Bayern Munich ka lënë prapa konkurrentin e këtij viti për titull surprizën, Leipzig. Bavarezët ngjiten krye të Bundesligës pas fitores 3-0 në “Allianz Arena”. Bavarezët e mbyllën ndeshjen që në pjesën e parë, në të cilën i shënuan 3 gola. I pari që realizoi ishte Thiago Alcantara (17’), ndërsa epërsinë e dyfishoi Xabi Alonso (25’). Përjashtimi i Emil Forsberg me karton të kuq (30’), ua lehtësoi punën bavarezëve që morën gjithçka në dorë. Pa përfunduar pjesa e parë u akordua penalti në favor të Bayern të cilën e konvertoi në gol Robert Lewandowski (45’). Pjesa e dytë ishte më e qetë  Bayern Munich është në krye të tabelës së Bundesliga me 3 pikë më shumë se Leipzig. Bavarezët në xhiron e radhës kanë për kundërshtar Freiburgun, kurse Leipzigu luan kundër Eintracht Frankfurtit. /Telegrafi/