• |
ide | kryesore

Partizani fiton në Korçë me Skënderbeun (shikoni golat VIDEO)

Arkiva, Sport
Partizani-feston-ne-Korce.png


Partizani fitoi në Korçë dhe i afrohet me 1 pikë kreut të Superligës që mbahet nga Kukësi. Të kuqtë e panë shumë shpejt në dizavantazh pasi në minutën e 11-të James shënoi për Skënderbeun. Reagimi erdhi në kohë dhe u konkretizua nga Ekuban që këmbënguli deri në fund të aksionit barazoi shifrat në fund të pjesës së parë. Në pjesën e dytë Starova përforcoi mbrojtjen dhe mesfushën duke ushtruar më shume presion ndaj Skënderbeut megjithatë ishin korçarët që rrezikuan duke goditur traversën. Një top i nisur nga portieri Alban Hoxha nuk u ndal siç duhet nga Jashanica që i dha mundësinë Ekuban të shënojë golin e dytë.

No automatic alt text available.