• |
ide | kryesore

Skënderbeu – Partizani/ Çfarë thanë pas ndeshjes Agostineli dhe Starova

Arkiva, Sport
14885953_1136056026431597_2130430044_n-470x375.jpg


Pas përfundimit të supersfidës në Korçë, mes Skënderbeut dhe Partizanit, të fituar nga të kuqtë 1-2, për mikrofonin e Supersport, folën edhe të dy trajnerët e skuadrave. Trajneri i Partizanit tha se ishte i kënaqur dhe se skuadra e tij është e denjë për titull.  
“Ndeshja i kishte të gjitha. Jemi të kënaqur që morëm 3 pikë. Ky është një 3-pikësh që tregon se ne jemi ata që duhet ta marrim kampionatin. Një 3-pikësh në Vlorë do të ishte një hap më i madh. Lufta do të vazhdojë deri në fund. Torassa nuk është asnjëherë në diskutim, por ai duhet të vazhdojë të rritet si lojtar” – tha Starova.
Ndërsa Andrea Agostinelli flet në fillim për gabimet. 
“Zhvilluam një ndeshje të mirë po gabuam në mesfushë futbolli është i tillë. Duhet të kuptojmë se cilat janë problematikat. Kjo është një skuadër që duhet përforcuar. Është e kotë të mohojmë që kjo skuadër nuk ndryshon nga viti i kaluar. Nëse klubi mendon se fajin e ka trajneri atëherë unë do të largohem. Kjo është një skuadër që duhet përforcuar. Kemi humbur lojtarë shumë të rëndësishëm në krahasim me vitin e kaluar. Më vjen keq sepse pjesën e dytë e nisëm shumë mirë madje goditëm edhe tranversën. Përforcimet duhen bërë në sulm dhe në mesfushë. Na duhen lojtarë teknikë që kanë cilësi për të kaluar kundërshtarët. Unë nuk kam folur asnjëherë për përforcimet, por kur mora skuadrën në Austri u detyruam, të bënim një muaj pushim, por dalëngadalë e kuptova se kësaj skuadre i mungojnë cilësitë në repartin e avancuar. Nëse shoqëria mendon të vazhdojë me mua, do të ulemi dhe të diskutojmë” – tha italiani.