• |
ide | kryesore

De Biasi tregon prapaskenat si u la Cana në stol kundër Rumanisë në “Euro 2016”

Arkiva, Sport
sds-1-650x358.jpg


Kampionati Evropian i mbajtur gjatë kësaj vere në Francë, dhuroi emocione të mëdha për shqiptarët. Kombëtarja Shqiptare për herë të parë në histori të saj, mori pjesë në një kompeticon kaq të madh. Por, në këtë garë kishte edhe momente të vështira për tifozët shqiptarë, që pas një kohe të gjatë u desh të pajtohen duke e parë Lorik Canën në bankinë, e jo në fushë me shiritin e kapitenit. Lënia e Canës në bankinë ka qenë një moment shumë i vështirë edhe për trajneri Gianni De Biasi. Për këtë vendim ai ka rrëfyer në një intervistë të gjatë të dhënë në Supersport.

“Si u vendos për ta lënë Canën në stol? Vendimi ishte i vështirë, sepse e dija që ajo do të ishte ndeshja e fundit me Kombëtaren për të. Nga njëra anë duhej ndjekur zemra, nga ana tjetër logjika më thoshte që Ajeti ishte më mirë se Cana dhe e kishte marrë veten pas Francës. Ai hyri në fushë dhe bëri një ndeshje të mirë. E fituam në mënyrë të pastër, me një paraqitje të madhe dhe Lorikut iu dha mundësia të jepte kontribut edhe pse për pak minuta. Hyri me dëshirë, me vendosmëri. Nga stoli bënte tifozin, ndaj mendoj se kontribuoi. Sadiku ishte më i miri, shënonte rregullisht. Nëse sheh golat e fundit, ishte Sadiku më i rrezikshmi, bënte gola të bukur, kishte gjendje të mirë fizike, vendoste ndeshjen, gjente hapësira për lojtarët. Pas golit? Festuam. Kur shënon në një situatë të tillë nuk ke nevojë t’i thuash gjë; është vetë i lumtur. Ua kushtoi golin shokëve që ishin në stol”.